Enkelejed Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duket se do i ulin armët ndaj njëri-tjetrit, pasi nga dita në ditë përçarja e Partisë Demokratike sa vjen e thellohet, ku përfaqësimi i opozitës me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit është i pashmangshëm. Kjo pasi grupimi i Alibeajt ka vendosur të dërgojë listë të veçantë të kandidatëve në KQZ, ku përballë do të ketë jo vetëm kandidatët e Partisë Socialiste, por edhe ato të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për bashkinë e Vaut të Dejës, ku grupimi i Alibeaj njofton se do të jenë në garë me një zonjë. Konkretisht, për bashkinë e vaut të Dejës mësohet se Klomentina Drini është kandidatja e Alibeajt që do të përfaqësojë  në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini është pasardhëse e një familje të nderuar dhe që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist. Kandidatja e PD për zgjedhjet e 14 majit ka përfunduar studimet e larta në degën e Informatikës, ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.

Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu