Vetëm disa orë na ndajnë nga përballja Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në kuadër të fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

‘Scan Intel’ ka zgjedhur ta trajtojë këtë përballje në një formë tjetër për t’i dhënë një nuancë ndryshe dhe mbi të gjitha për të parë peshën që ka në treg secila skuadër. Kjo analizë kryehet në kuadër të rubrikës ‘FunData’ dhe i referohet faqes ndërkombëtare “Transfermarket”, e cila përmban vlerat e lojtarëve në treg sipas kontratave që kanë me klubet.

Sipas analizës së të dhënave vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë në total, gjithmonë referuar të dhënave, vlerësohet në 108.55 milionë euro. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat, vlera e Kombëtares Serbe në treg është rreth 245.9 milionë euro. Pra, nga këto shifra dalim në përfundimin se skuadra e Serbisë ka një vlerë në treg rreth 137 milionë euro më shumë, ose rreth dy herë më e lartë.

Por sa kushton lojtari më i shtrenjtë për secilën kombëtare? Nga të dhënat e “Transfermarket”, pa marrë në konsideratë formacionin e mundshëm, lojtari më i shtrenjtë në treg që luan për Serbinë ka vlerë deri në 45 milionë euro, ndërsa ai që luan për Shqipërinë ka vlerë deri në 15 milionë euro, i cili është Kristjan Asllani, duke kaluar vlerën e Armando Brojës. Ndërkohë, lojtari më vlerën më të ulët për Serbinë vlerësohet në 500 mijë euro, ndërsa për Shqipërinë në 300 mijë euro.

Mosha mesatare e lojtarëve të cilët luajnë për Kombëtaren Serbe është 26.2 vjeç, ndërsa e lojtarëve të cilët luajnë për kombëtaren Shqiptare është 27.5 vjeç, me një diferencë pej një viti. Sa i përket formacioneve, sulmi i Kombëtares Shqiptare vijon të jetë më i shtrenjti, ndërkohë për Kombëtaren e Serbisë formacioni më i shtrenjtë është mesfusha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu