Ballina Sociale Për një Shkodër të pastër, nisma që nis të shtunën

Për një Shkodër të pastër, nisma që nis të shtunën

Kryetari i zgjedhur i bashkise Shkoder Benet Beci shpall nismen: Për një Shkodër të pastër!

Të dashur bashkëqytetarë,
duke nisur nga dita e nesërme, e shtunë 10 qershor 2023, zonat e Velipojës, Ura e Bunës, Shiroka dhe Zogaj do të përfshihen në një aksion pastrimi. Kjo ndërhyrje do të realizohet me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Perfektit dhe Bashkisë Shkoder.

Me synim mbrojtjen e mjedisit e shëndetit të njerëzve dhe si domosdoshmëri për mbarëvajtjen e sezonit turistik, aksioni do të përfshijë:
*pastrimin e skarpateve në të dy anët e Urës së vjetër të Bunës.
*pastrimin e përroit Qendër- Shirokë.
*pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë -Zogaj.
*pastrimin e mbetjeve sipërfaqësore në Vilu, në zonën e hidrovorit në Velipojë
*sistemimin e territorit dhe mbulimi i sipërfaqes
*pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).

Mbarëvajtja e këtij aksioni disa ditor ka nevojë për mirëkuptimin e qytetarëve. Unë kam besim të plotë se të gjithë duam një Shkodër të pastër, ndaj jo vetëm në aksione të këtyre përmasave, por çdo ditë, vëmendja e shtuar e secilit prej nesh na siguron cilësi më të mirë jetese dhe mbrojtje të mjedisit. Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks