Ditën e hënë do të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Të hënën më 27 Shkurt mbahet mbledhja e qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë

Vendi: Ndërtesa e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU)

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Seanca e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).

Adresa: Rruga “Rista Stijovića 5”, në Podgoricë.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Programi i mbledhjes së përbashkët do u dërgohet mediave të interesuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu