Të moshuratit do të nxiten që të jenë aktiv gjatë periudhës së pensionit duke punuar në bujqësi dhe blegtori. Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030 të miratuar nga qeveria, synohet të ofrohen mundësi për individët e moshës së tretë që të angazhohen në aktivitete të gjelbërta; si bujqësia e qëndrueshme, fermat, blegtoria etj.

Konkretisht planifikohet përmirësimi i kritereve dhe formularit të aplikimit për marrjen e granteve nga AZHBR duke përfshirë edhe përfituesit e moshës së tretë të ndarë sipas gjinisë burra e gra.  Përmes politikave të diskriminimimit pozitiv, 100% e aplikantëve të moshuar do të jenë përfitues nga grantet e AZHBR.

Kjo vlen për të gjithë të moshuarit e zonave rurale, që në pjesën më të madhe hyjnë në kategorinë e të moshuarve të vetmuar, por që aktualisht kanë aftësi fizike dhe mendore dhe janë aktivë.

Në mënyrë të veçantë gratë e moshuara në zonat rurale, të cilat merren me bagëtitë apo me punët e shtëpisë, duke qenë pronare me burrat, nëpërmjet lehtësirave të formularëve të aplikimit dhe një diskriminimi pozitiv, mund të mbështeten për të përfituar nga grantet e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Rehabilitimi i hapësirave të gjelbërta është një tjetër mundësi për punësimin në sektorin e gjelbër. Kjo politikë synohet të zhvillohet në nivele të pushtetit lokal, duke vënë në dispozicion hapësira publike në pronësi të bashkive, për të nxitur zhvillimin e kopështarisë.

Minimalisht 50% e bashkive duhet të përfshijnë në planet sociale lokale aktivitetin e të moshuarve në rehabilitimin e hapësirave të gjelbërta në pronësi të tyre.

Rezultatet e pritshme nga këto politika, janë krijimi i mundësive të punësimit për individët e moshës së tretë, aktivizimi  në punët vullnetare, që ndihmojnë jetesën aktive të tyre dhe përfshirjen në shoqëri, si dhe rritjen e të ardhurave./scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu