Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë dalë sot në protestë para Universitetit të Arteve.

Protesta e paralajmëruar përmes Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) me thirrjen që “pagat e studentëve tu kthehen atyre në shërbime, jo për paga personeli.”

Prej disa javësh pedagogët janë ngritur në protestë duke kërkuar rritjen e pagave të tyre si dhe rritjen e financimit për kërkimet shkencore.

Pavarësisht se qeveria vendosi rritjen e pagave me 7% dhe pjesë tjetër e rritjes do të varej nga secili universitet, pedagogët nuk ranë dakord me një gjë të tillë.

Madje Kreu i Sindikatës së pedagogëve deklaroi se edhe Kosova i ka pagat e pedagogëve më të larta se vendi ynë.

“Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”, tha Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

“Ka pasur keqkuptime mbi përmbajtjen e peticionit, ka pasur sugjerime që propozimi të përfundojë me një manifest.

Ne e kemi thënë që nuk bëhet fjalë për rrogën e një pedagogu që të mbajë familjen e tij, por që të jetë dinjitoz.

Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë.

Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër.

Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje.

Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”, tha ai.

E nisim këtë forum, e protestë, për të pritur datën 17. Sindikata i punonjësve të universiteteve ka qartesuar se hallin e ka qeveria, e cila dhe pse ka nivelin meë të ulët krahasuar me Kosovën e Rajonin edhe e ka shkurtuar.  Ku jemi sot me kartën e studentit? Fakt është që jo vetëm që jemi më poshtë me pagat se Kosova, por edhe nga Bosnjë Hercegovina. Kjo s’është thjesht protesta jonë, por për dinjitetin e arsimit dhe mësuesve.’- tha anëtari i sindikatës i punonjësve të universiteteve.

“Ka pasur keqkuptime mbi përmbajtjen e peticionit, ka pasur sugjerime që propozimi të përfundojë me një manifest. Ne e kemi thënë që nuk bëhet fjalë për rrogën e një pedagogu që të mbajë familjen e tij, por që të jetë dinjitoz. Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër. Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje. Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu