Pedagogët po mbajnë sot protestën e tyre të rradhës përpara Universitetit Politeknik në Tiranë.

Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ata kërkuan një zgjidhje sa më të shpejtë nga ana e institucioneve pasi kjo protestë sipas tyre po dëmton edhe procesin mësimor.

“Shpresat tona kanë qenë që qeveria të reagojë në mënyrë më të shpejtë edhe më të drejtpërdrejtë në realizimin e kërkesave. Kjo gjë nuk ka ndodhur deri në këtë moment.

Ne kërkojmë që ku reagim të vijë sa më parë, në mënyrë që të rifillojë edhe procesi mësimor. Mos ti lejmë nxënësit pa mësim. Por ne besojmë se kemi dhe mbështjeten dhe mirëkuptimin e tyre,” tha pedagogu Visar Dizdari.

“Kërkesat që kanë bërë kolegët janë të drejta. Kanë kërkuar një barazim me kolegët e rajoni, jo më shumë.

Në këtë aspekt unë do të kisha thënë që qeveri ta shikojë më thellë procesin, pasi pedagogët janë ekselentët e arsimit të lartë.

Janë ekselentë që përgatisin ekselentë. Në këtë aspekt, trajtimi financiar që kërkohet nuk është ndonjë trajtim super. Është një trajtim normal që do të barazohet me të rajonit.

Nga ana tjetër problemi duhet të zgjidhet sa më shpejt, pasi nuk duhet të thellohet më tej dëmi që po i bëhet procesit mësimor. Ne nuk po shohim njëfarë diference dhe se di sa do të zgjasë kjo,” tha pedagogu Adem Bekteshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu