Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur akuza për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci.

Në një deklaratë për media, Lici theksoi se bashkia e Shkodrës është kthyer në një zyrë favoresh të klientëve të Benet Becit.

Deklarata:

Bashkia e Shkodres eshte kthyer ne zyre favoresh te klienteve te Benet Becit. Permes tenderit korruptiv te fundit te gjelberimit taksapaguesit e Shkodres do t’i paguajnë 1 miliard leke te vjetra nje kompanie private per mbjedhjen e 40 pemeve dhe 100 shkurreve dekorative.

Kjo eshte dhurata e fillim vitit qe Benet Beci i ben shkodraneve duke favorizuar klientet e tij dhe te rilindjes, ndersa faturen e paguajnë qytetaret e Shkodres.

Bashkia e Shkodres ne fund te vitit qe shkoi ka hapur tenderin per “Mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe ujore” i financuar nga Buxheti i Bashkisë me fond limit 106 milion 247 mije e 112.

Ne gare per tender jane paraqitur edhe dy kompani tjera me oferta me ekonomike por komisioni i Bashkise Shkoder i udhezuar nga Benet Beci edhe kete radhe ka favorizuar oferten me te larte, duke eliminuar dy tjeret dhe duke zgjedhur klientin e tij dhe te rilndjes.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” për të treguar riskun e korrupsionit.

Benet Beci si i deleguar politik i rilindjes permes tenderave korruptiv dhe favorizimeve te klienteve te tij dhe te partise se tij, po synon qe te perserise ate qe beri ne 2023-shin, duke perdorur leket e korrupsionit ne zgjedhje.

Partia Demokratike i bene thirrje prokurorise dhe organeve tjera ligjzbatuese te nisin menjehere hetimin ndaj Bashkise Shkoder per kete tender dhe tendera të tjere që janë qartazi korruptivë dhe se paratë e perfituara do perdoren ne zgjedhjet e 11 majit.

Me 11 maj Shkodra dhe gjithe Shqiperia do i japin pergjigjen e merituar kesaj qeverie qe ne 12 vite ka mbjedhë vetem krim dhe korrupsion duke rritur pasigurinë e varfërinë dhe duke shpopulluar masivisht vëndin!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu