Te nderuar qytetarë te Shkodres!

Viti 2024 per Bashkine Shkoder dhe banorët e saj prodhoi nje grumbull skandalesh nga keqmenaxhimi i kreut të saj Benet Beci dhe stafit të tij të ngushtë.

I deleguari politik i Rilindjes tashme zyrtarisht nen hetim per korrupsion nga ana e SPAK ka zgjedhur qe shumë vendime t’i marrë në kokën e tij, pa asnje transparence duke vendosur ne plan të parë interesa të ngushta klienteliste dhe aspak ne interes te banorëve të territorit që përfshin Bashkia Shkodër.

Keshilli Bashkiak, si organi vendimmarres eshte anashkaluar shumë herë, ne shkelje te plote te ligjit per pushtetin vendor dhe te rregullores se mirëfunksionimit të Këshillit Bashkiak. Shumica në Këshill me fuqinë e kartonit ligjëruan interesat e kryebashkiakut të tyre i cili Shkodren e cileson si çifligun e tij, klientëve dhe shefit te tij ne Tirane.

Mbledhja e fundit e keshillit Bashkiak ku do duhej te debatohej rreth projekt- buxhetit, u keqperdor nga Benet Beci per te bere propagande elektorale.

Kryebashkiaku i cili prej muajit shkurt zgjodhi të mos ishte prezent në asnjë mbledhje, shfrytëzoi sallën e Këshillit Bashkiak në rolin e drejtuesit politik rilindas për Qarkun Shkodër. Ndersa drejtuesi i Keshillit Bashkiak si nje ushtar i bindur pranoi qe ne shkelje te plote me rregulloren të kalojë ne votim buxhetin 2025 pa diskutime, pa pyetje e përgjigje dhe duke mohuar zërin e opozitës.

Në Bashkinë Shkodër e cila tashme drejtohet nga nje grusht njerezish pa ide, pa vizion nga nje kryetar bashkie që grabiti karrigen e kryebashkiakut me votat e bandave dhe krimit te organizuar, po shperdorohen taksat e qytetareve permes tenderave korruptiv dhe ne mungese te plote te transparences.

Keshilli Bashkiak i Shkodres po shfrytezohet si zyre noterie nga Benet Beci dhe bashkepunetoret e tij të ngushtë ndersa kryebashkiaku gjate gjithe vitit nuk u shfaq asnjehere per te dhene llogari se ku shkojne taksat e qytetareve, dhe se si ato shpërndahen në paga të patronazhistëve dhe shumë pak shkojnë në investime.

Asnje fjale nuk u tha nga maxhoranca dhe as nga Benet Beci per rritjen e çmimit te ujit me 40%, as per rritjen e taksave dhe tarifave vendore të cilat Rilindja lokale ka zgjedhur t’ja bëjë dhurate per festat e fundvitit familjeve Shkodrane.

Te nderuar banorë te Shkodres Ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Shkodrës jemi të vendosur te mbrojmë me te gjitha mjetet demokratike interesat tuaja.
2025 do jete vit i ndryshimeve te medha ku Shkodra dhe gjithe Shqiperia do çlirohen njehere e pergjithmone nga ky narkoregjim.

Në emër të përfaqësuesve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, ju urojmë gëzuar Vitin e Ri shëndet, mbarësi dhe shpresë sjelltë 2025-a për çdo familje dhe banor të Shkodrës kudo që ndodhen.

Eliona Shkreli
Anetare e Keshillit Bashkiak Shkoder
Partia Demokratike Shkoder

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu