Partia Demokratike Shkodër do të drejtohet nga një grua. Kryesia e selisë blu i ka besuar gazetares shkodrane dhe njëherazi anëtares së këshillit bashkiak, Eliona Shkreli, detyrën e kryetares së komanduar në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Shkreli është përzgjedhur mes 25 emrave të propozuar nga strukturat lokale demokrate për të drejtuar si e komanduar degën e Shkodrës, duke zëvëndësuar Gjenarin Kapcarin e dorëhequr prej 10 muajsh. Kjo është hera e parë që një grua vendoset në krye të degës lokale. Eliona Shkreli ka punuar më herët në media si gazetare dhe moderatore, TV Lokale dhe Kombëtare. Së fundmi ajo punon në TV1 Channel dhe si mësuese. Nga zgjedhja e saj si këshilltare bashkiake e PD- së me 14 maj 2023, Shkreli ka qenë tejet aktive me daljet publike dhe denoncimet. Prezantimi i saj u bë nga Flamur Noka, sekretar i përgjithshem i PD.