Te dashur bashkeqytetar!
Na ndajne vetem pak ore nga zhvillimi i protestes se madhe te 11 shkurtit ne tirane, prandaj gjej rastin t’ju ftoj te gjitheve te bashkohemi ne kete tubim te madh nen moton “faktet dolen – doreheqja eshte detyrim”.
Jam i vetedijshem se shkodranet kane shume arsye per te protestuar perballe nje sjellje diskriminuese dhe arrogante qe ne keto 9 qeveria e edi rames ka patur ndaj ketij qyteti. Ikja masive e te rinjve dhe familjeve shkodrane, thellimi i varferise, mungesa e investimeve dhe trajtimi i shkodres si nje province e harruar, jane produkti i vetem i kesaj qeverie.
Vendi yne gjithashtu ndodhet ne krize te madhe dhe ku te vetmit qe pasurohen ne kurriz te shqiptareve jane njerezit e oborrit te qeverise. Tentativat per te asgjesuar opoziten, per ta minuar pluralizmin politik jane sot nje kembane alarmi qe duhet te na vere ne levizje.
Momenti eshte ky, te bashkohemi te gjithe ne shesh per t’i thene ndal kesaj qeverie, e per te marre ne duar fatet e vendit pasi shqiperia rrezikon te hyje ne udhekryqe edhe me te rrezikshme. Shkodra dhe shkodranet e dijne fare mire se cfare do te thote te gjendesh perballe nje regjimi, prandaj kam bindjen e plote se ata nuk do te pajtohen me kete realitet dhe do te jene te gjithe ne shesh per te kerkuar ndryshimin!
E ardhmja na perket ne dhe familjeve tona, t’i themi ndal te keqes qe ka pllakosur shqiperine.