Demokratët në të gjithë vendin po punojnë në terren për të ftuar qytetarët në protestën e madhe të 11 Korrikut që do të mbahet në kryeqytet. Numri dy i selisë blu, Luçiano Boçi që njëherësh është drejtues politik i qarkut Shkodër, ishte së bashku me anëtarin e kryesise Bardh Spahia, deputet dhe strukturat e kësaj dege në terren, për të ftuar qytetarët e kryeqëndrës së veriut në këtë protestë.
Situata ekonomike, sociale, mungesa e sigurisë ishin shqetesimet e banorëve dhe bizneseve të Shkodrës gjatë takimeve. Sipas Boçit pritshmëritë janë të medha për një pjesmarrje masive të Shkodranëve.
Më herët kryetari i PD Sali Berisha, ju drejtua strukturave të partisë në lidhje me protestën e 11 korrikut. Në një porosi të dërguar Drejtuesve dhe të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, ai u shpreh se 11 korriku duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë kryeqyteti.