Partia Demokratike e Malësisë së Madhe reagon ndaj gjendjes së krijuar pas reshjeve të fundit.
Banorët e Malësisë së Madhe janë lënë në mëshirë të fatit. Gjendja është alarmante në të gjithë territorin pas reshjeve të fundit intensive.
Institucionet, si ato lokale ashtu edhe qendrore, nuk kanë reaguar në asnjë mënyrë ndaj kësaj situate. Në shumicën e fshatrave mungon energjia elektrike, ndërsa fshatra të tjerë po kërcënohen seriozisht nga përmbytjet.






