Ka nisur pasditen e së martën mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu. Takimi vjen vetëm pak orë nga përfundimi i takimit Gazment Bardhi-Edi Paloka në një bar-kafe përballë Parlamentit.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij para demokratëve u shpreh se PD do të jetë më e hapur dhe më demokratike. Ai theksoi se sot të djathtët janë mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD.

PD hap garën e primareve, Berisha: Mirëpriten të gjitha kandidaturat. PD forcë politike më demokratike, më e hapur.

Jemi mbledhur për miratimin e modalitetit që ka të bëjë me pjesëmarrjen e simpatizantëve në zgjedhjet vendore 2023 dhe hapjen e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e Partisë Demokratike.
Mbledhja është e një rëndësie të veçantë. Ne vazhdojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së Partisë Demokratike në një forcë politike më demokratike, më të hapur. Që vendimmarrjen kryesore ia beson kryesisë dhe simpatizantëve të saj të cilët kanë investim të madh në këtë parti.
Do të jenë ata që do përcaktojnë qytetarët e parë dhe këshilltarët e tyre parlamentarë dhe lokalë. Mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor i opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi. Veçanërisht zbatimi i kësaj praktike merr një rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin anti demokratik që mbahet edhe është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e cila faktikisht është pothuajse e përjashtuar tërësisht.

• Të hapur për aleatët, Berisha: Primaret për zgjedhjet lokale, një sukses për demokracinë në Shqipëri

Zbatimi i primareve nëpërmjet votës së lirë merr nje rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe që është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e ndaj votës në tersi e cila de fakto është përjashtuar plotësisht.
Edhe në diktaturë votohej çdo katër vjet por votën e merrnin në dorë patronazhistët.
Beteja për votën është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë kontekst udhëzuesi ka edhe datat e veprimeve konkrete.
Por janë zhvilluar takime intensive me aleatët dhe kanë propozime te drejta dhe të arsyeshme dhe theksoj që këtu mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten kandidaturat e tyre dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit.
Ne hapim një garë të paparë ndonjë herë në historinë e këtij vendi. Ndaj do të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Kjo është një sukses për demokracinë në Shqipëri.
Ekzistojnë të gjithë kushtet për një proces dinjitoz dhe transparent.

• Protesta të fuqishme/Berisha: Domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standard dhe vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët.

Ne jemi sot në një situatë kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm, në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin.

Unë kuptoj e mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave, që mezi presin të fillojnë protesta, që shohin protestën si një domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standart, ndaj një qeverie e cila me aktet e veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët, mashtron, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de fakto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve.
Nuk mund të vazhdohet më tutje, një njeri që mashtron në cdo gjë, që kërcënon me arrogancë cdo kërkesë të drejtë.

Ju jeni dëshmitarë për qendrimin që ai mban ndaj grevës së sindikatave të universiteteve. Një injorant që mburret se aska master as doktoratë ndërpreu me vendim qe erie doktorimin opër 8 vite doktorimin e universitetet e vendit, duke harruar se është jetik për veprimtarinë e kerkimit shkencor.
Kalon nga takimi në takim rreh gjoksin se “unë s’kam as master as doktoratë”, po s’ke se s’ke mend, je një fatkeqësi kombëtare me injorancën që tregon. E gjithë këtë duf ua kthen studentëve e pedagogëve.

Nuk mund të dëgjosh kurrë një kryeministër të një vendi që thotë “s’ka rëndësi se s’kam studente vendas se do marr studfentë të huaj”, ca është ky more? I ka armiq ata me 5 e 6, nuk e lëviz mesataren, o do lëvizësh mesataren o do ikësh, njërën nga të dyja, zgjidhe mirë, jemi të gatshëm të derdhemi në rrugë e sheshe në momentin më të parë që ta shohim të domosdoshme.
U thotë të rinjve nuk e ul mesataren se do marr nga Bangladeshi studentë. Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu. Ky ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv, ua themstudentëve kjo është politika që ndiqej në diaktturë, ku biografia kufizonte masivisht hyrjen nnë Universitet, tani ka gjetur mesataren për të kufizuar hyrjen, çka nuk e bën askush, asnjë vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu