Opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur dakordësi për votimin e kandidatëve për anëtar të KLP-së. Gjatë mbledhjes së nënkomisionit, 3 anëtarët nga mazhoranca dhe 2 nga opozita, nuk arritën kuorumin e katër votave.
Klotilda Bushka: S’kemi dakordësi, zgjedhja e kandidatit me short!
Në short u hodhën emrat e katër kandidatëve: -Arta Mandro; -Florian Bianku, Luigj Gurakuqi , i zgjedhur anëtar i KLP-së; -Juliana Bylykbashi, Universiteti i Tiranës dhe -Kreshnik Myftari
Kandidati që u përzgjodh me short për t’i kaluar Kuvendit, Florian Bianku. Bianku duhet të marrë shumicë të cilësuar në seancën Kuvendore.
“Florjan Bjanku rezulton nga shorti si i zgjedhur anëtar i KLP. Lista do ti shkojë seancës plenare në të cilën do të duhet një votim me shumicë të cilësuar. Nëse kjo shumicë nuk arrihet do të rikthehemi përsëri me një proces shorti në nën komision. Nëse dështon herën e dytë, do të jetë edhe hera e tretë. Në herën e tretë kandidati që del nga shorti edhe nëse nuk merr kuorumin e mjaftueshëm në Parlament do të konsiderohet si i zgjedhur anëtar i KLP”, tha Bushka.
Nëse nuk merr shumicë të cilësua zgjidhet një anëtar tjetër nga nënkomisioni.