Te rinjte e gjimnazit “Jordan Misja” u priten ne nje takim nga kryetari bashkise Shkoder Bardh Spahia. Te rinjte i prezantuan Spahise projektin e tyre per “Pazarin e Shkodres” i realizuar si detyre shkollore nga ana e tyre.

Çdo takim me të rinjtë dhe të rejat e gjimnazeve të Shkodrës është një zbulim më shumë i botës së pasur që ato kanë, e që vijojnë të na bëjnë krenar në fushën e dijes dhe jo vetëm.

I tillë ishte edhe ky takim me nxënësit e shkollës “Jordan Misja” të cilët më prezantuan maketin e krijuar prej tyre të “Pazarit të Shkodrës”, atij që dikur njihej si “hipermarketi” më i madh mesjetar i Ballkanit. Të frymëzuar nga ditari i Simon Rrotës, ato e kanë rindërtuar si pjesë të një projekti mësimor këtë maket, që mund të përshtatet fare mirë me zhvillimet që ka pësuar Shkodra sot.

Puna e këtyre të rinjve në bashkëpunim me mësuesit dhe biseda frymëzuese me ta, të bën të kuptosh më mirë mënyrën se si e shohin ata qytetin tonë, zhvillimin që duhet t’i japim Shkodrës dhe sa rëndësi ka ndarja e këtyre ideve, e kësaj energjie dhe këtij vizioni që ka ky brez. Për mua do të jetë gjithmonë kënaqësi të kem bashkëpunëtor të ndryshimit dhe zhvillimit të merituar për Shkodrën, ato që janë pjesa më vitale e shoqërisë, Rininë.
Vendi i tyre është këtu dhe së bashku duhet të punojmë fort t’jua ndërtojmë të ardhmen në vendlindje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu