Ballina Aktualitet Pasojat nga përmbytjet, ambasadorja e BE në Shkodër: Çdo euro e investuar...

Pasojat nga përmbytjet, ambasadorja e BE në Shkodër: Çdo euro e investuar në parandalim kursen 100 euro

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, zbaroi sot në Shkodër për tu njohur nga afër me situatën e banorëve atje pas përmbytjeve shkatërrimtare.

“Sot jemi në Shkodër. Kemi ardhur në zonën që ka pësuar katastrofë dhe humbje nga përmbytjet e fundit. Jemi për të parë situatën e familjeve. Jemi këtu për të folur për mbrojtjen e familjeve”.

Diplomatja europiane vuri theksin te masat që duhet të merren për parandalimin e tyre, ose të paktën minimizimin sa të jetë e mundur të pasojave nga përmbytjet.

“Çdo euro e investuar në parandalim kursen 100 euro të tjera të investuar në pastrim pasi të ketë ndodhur katastrofa. Mbajtja pastër e kanaleve të kullimit, pastrimi i tyre para kohe është një masë shumë e rëndësishme që të parandalohet kjo përmbytje, por natyrisht nuk është e mjaftueshme siç mund ta shohim”.

Ajo tha se BE do të ofrojë mbështetjen e saj në këtë drejtim.

“Edhe bashkia Shkodër ka bërë kërkesë të marrë imazhe, pamje satelitore në mënyrë që të kuptojë situatën në komunitet. BE është këtu, nuk u ikën problemeve. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvillohen dhe kapacitetet në mënyrë që edhe ju të reagoni sa më shpejt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks