Bashkia Shkodër katërfishon qiranë për tregtarët në Rus
Tregtarët paralajmërojnë protesta nësë nuk rishihet vendimi në fjalë
Në muajin e dytë të hapjes së tregut të Rusit, nisin shqetësimet e para nga tregtarët që operojnë në këtë treg. Ata shprehen të shqetësuar për cilësinë e punimeve që janë bërë, ku veçojnë mungesën e sistemimit të rrjetit elektrik dhe fakti që çezmat e ujit nuk janë vendosur si duhet. E ndërsa përballen me ulje të numrit të blerësve, ata janë njoftuar së fundmi nga Bashkia Shkodër se do të ketë rritje të qirasë mujore. Ata e cilësojnë absurd vendimin në fjalë dhe do të reagojnë me protesta!
Qiraja në muaj ka qënë 15 mijë lekë në muaj, por me vendimin e ri shkon në 75 mijë lekë të vjetra në muaj, thënë ndryshe 5-fish më shume.
Tregtarët i bëjnë thirrje Bashkisë Shkodër që të rishikohet ky vendim, pasi nuk mund të përballojë pagesën e qirasë vjetore. Kujtojmë që tregu i ri i Rusit u hap më 15 dhjetor të vitit të kaluar, pas një investimi të qeverisë shqiptare.