U desh dalja ne media e videos se perplasjes mes disa shtetasve ne Lumin e Shales, qe policia vendore e Shkodres te “zgjohej” nga gjumi dhe te reagonte per kete rast. Mesohet se forcat e policise i jane drejtuar lumit te Shales dhe pas hetimeve atje kane kryer procedimin e 5 shtetasve per kete sherr, qe la pas dy te plagosur. Ne njoftimin per shtyp pas me shume se 24 oresh nga konflikti, policia sqaron:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 37 vjeç, B. L., 42 vjeç, E. L., 35 vjeç, V. GJ., 20 vjeç dhe P. Gj., 23 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës.