Pas takimit në Shkodër, Drejtuesi Politik i Qarkut, Enea Karakaçi, nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar edhe para strukturave të Partisë Socialiste në Malësi të Madhe. Në fjalën e tij përshëndetëse, Karakaçi theksoi se nuk ka njohje apo miqësi me askënd në strukturat lokale, duke nënvizuar se çdo vlerësim në parti do të bazohet vetëm në kontribut dhe punë konkrete.
Ai u shpreh prerazi se nuk do të ketë të favorizuar dhe se do të marrë fund praktika e përfitimeve apo abuzimeve me poste pa meritë, duke paralajmëruar masa për çdo rast të tillë. Sipas tij, Partia Socialiste duhet të funksionojë mbi parime ndershmërie dhe përgjegjshmërie.
Karakaçi theksoi gjithashtu se e njeh mirë organizimin e partisë, pasi rrugëtimin e tij politik e ka nisur si patronazhist, duke arritur çdo pozicion përmes punës dhe përkushtimit. Ai la të kuptohet se me ardhjen e tij në krye të drejtimit politik të qarkut Shkodër do të nisë një frymë e re pune, duke filluar nga organizatat bazë të partisë.
Brenda një periudhe të shkurtër, Karakaçi deklaroi se do të njohë nga afër funksionimin e partisë dhe të pushtetit vendor në të gjitha njësitë administrative të qarkut. Po ashtu, ai bëri të ditur se do të nisë procesi për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë, nga baza deri te kryetarët dhe bashkëkryetarët e njësive administrative.
Në vijim të takimit, kryetari i PS në Malësi të Madhe, Elsamed Mukaj, prezantoi rezultatet e arritura në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ndërsa deputeti Bujar Rexha e cilësoi si një zhvillim pozitiv për qarkun e Shkodrës emërimin e Karakaçit, duke e vlerësuar atë si një nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.
Gjatë mbledhjes nuk munguan edhe zëra kritikë, kryesisht në drejtim të punës së Bashkisë së Malësisë së Madhe, të cilët u fokusuan në nevojën për përmirësim të performancës në të






