Ballina Aktualitet Pas shkarkimit nga qeveria, Safet Gjici “zhduket” nga rrjetet sociale, ja veprimi...

Pas shkarkimit nga qeveria, Safet Gjici “zhduket” nga rrjetet sociale, ja veprimi i fundit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”, pas shkarkimit nga qeveria.

Pas reagimit të tij për videon e seksit, në faqen e tij vërshuan komentet negative dhe fillimisht Gjici mbylli komentet. 

Por sot me sa duket ka vendosur të rrijë për ca kohë larg rrjeteve sociale, të cilat janë mbushur me meme e komente për të. 

Nëse kërkohet në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist.

Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks