Pasi shiti Sali Berishën, deputetja demokrate Jorida Tabaku shet edhe Lulzim Bashën. Njeriu që deri dje i bënte avokati dhe ishte krahu i djathtë i ish kryetarit të PD, në parti dhe bashkinë e Tiranës, sot i del kundër dhe kërkon hetim nga drejtësia. E pyetur për lobimet ruse, Tabaku i komentoi me një paqendrueshmëri deklaratash nga kolegët e saj.

“Në vitin 2017 disa kolegë të mitë të PD e mbrojtën dhe thanë që nuk ka mundësi që të ketë para ruse në PD. Sot, po ato kolegë të mi që atëherë e mbrojtën, sot janë duke atakuar dhe paskan thënë që mund të ketë një mundësi që ekziston. Thirrja ime e vetme është për organet e drejtësisë  që të flasin për këtë çështje, të ketë transparancë  në këtë proces”.

Por përse Jorida Tabaku po i del kundër Bashës, njeriut që deri dje e mbronte e madje nuk pranonte të diskutohej kjo çeshtje. A mos vallë edhe njeriu i besuar e ka kuptuar fundit e ish kryetarit dhe faktin që nuk ka hapa pas?! Loja është hapur dhe ata që dikur vraponin ti dilnin në krah e ti bënin mbrojtjen pa kushte, po e shesin dhe braktisin hapur Lulzim Bashën. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu