Pas Pukes, i deleguari politik i qarkut Shkoder per partine demokratike, Bardh Spahia i ka vijuar takimet me kryesine e demokrateve te bashkise Fushe Arrez. Situata qe po kalon kjo bashki eshte e rende pasi perveç krizes ekonomike dhe ikjes se rinise, zona po vuan mungesen e investimeve. Banoret e shohin si zgjidhje te vetme reagimin permes protestave qe sjellin rrezimin e kesaj qeverie.
Statusi i plote i Spahise:
Me anëtarësinë e kryesisë së PD, dega Fushë Arrëz. Përherë kënaqësi të jesh mes demokratëve, të cilët kanë qënë mbështetja jonë e madhe në çdo betejë.
Diskutimet u fokusuan tek situata e vështirë që po kalon bashkia Fushë Arrëz, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e vendit.
Papunësia, ikja e rinisë nga humbja e shpresës, kriza ekonomike janë shqetësime që i kanë trazuar familjet e Fushë Arrëzit dhe Shqipërisë, prandaj njëzëri ato shprehën gatishmërinë të jenë në mbështetje të proçeseve organizative dhe nismave të Partisë Demokratike. Ajo mbetet rruga e vetme për të frenuar këtë të keqe dhe rikthyer shpresën.


