Është mbajtur sot protesta e nëntë banorëve të zonës se Krujës dhe Fushë-Krujës në rrugën Thumanë-Kashar.

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë të shumta në numër, në përpjekje për të bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve në autostradën e re.

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë zhvilluar disa protesta si kjo e sotmja, pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Banorët e rrethit të Krujës kanë thënë se të hënën në orën 16:45 minuta do të protestojnë te parlamenti. Ata thanë se të martën në orën 18:00 do të protestojnë në aksin rrugor Thumanë-Kashar.

Ata kanë thënë se do të kallëzojnë në SPAK Belinda Ballukun dhe ARRSH-në. Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu