Gjatë ditës së sotme, Zv/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, është takuar me një përfaqësi të tregtarëve të Rusit. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i ndërsjellë mes biznesit dhe pushtetit vendor në këtë treg, i cili ka krijuar një standard të ri për tregjet e Shkodrës, duke u shfaqur si një model zhvillimi edhe për të ardhmen.

Gjatë diskutimeve, Zv/Kryetari i Bashkisë u njoh me shqetësimet e ngritura nga vetë tregtarët, të cilat lidhen me rritjen e tarifës, e vendosur që në vitin 2023 në paketën fiskale.
Kjo tarifë është argumentuar me shpenzimet për mirembajtje dhe sherbimet që I ofrohen përdoruesve të tregut.

Megjithatë nëpërmjet ketij takimi u ra dakort qe të shqyrtohen te gjitha opsionet e mundeshme per te lehtesuar biznesin, duke I dhënë mundesinë tregtarëve të perdorin hapsirën ne treg dhe duke krijuar edhe mundesite financiare që ky treg të kete qendrushmëri në vite duke ofruar kushte dinjitoze per banoret e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu