Ballina Politike Pas marrëveshjes me aleatët, Berisha mbledh në seli krerët e partive jashtëparlamentare

Pas marrëveshjes me aleatët, Berisha mbledh në seli krerët e partive jashtëparlamentare

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur në orën 17.00 në selinë blu një takim me krerët e partive jashtëparlamentare.

Pas marrëveshjes që bëri me partitë aleatë të PD-së, Berisha tashmë po bisedon me Kujtim Gjuzin, Nard Ndokën, Sali Shehun, Ekrem Spahinë, Adriatik Alimadhin, Kujtim Gjuzin dhe Kostaq Papën.

Zgjedhja e kandidatëve për kryebashkiakë përmes procesit të primareve duket se mbetet një kusht i panegociueshëm për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Kjo si duket vlen edhe për grupin demokrat të Alibeajt, i cili hodhi sot hapin e parë drejt bashkimit me pjesën tjetër të PD-së duke mandatuar Gazment Bardhin për negociata me Edi Palokën të mandatuar nga Berisha.
Berisha: Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Primaret janë një kusht i ekzistencës i forcës sonë. Nuk tërhiqet kush nga primaret se nuk ka kërkuar kush të tërhiqet nga primaret, nuk kam dëgjuar asnjëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks