Ballina Politike Pas fitores, kryetari i PD Shkodër Ardit Çylybyli mesazh demokratëve: Fillon një...

Pas fitores, kryetari i PD Shkodër Ardit Çylybyli mesazh demokratëve: Fillon një fazë e re për Shkodrën!

Pas fitores ne zgjedhjet e se dieles per kryetar te PD Shkoder, kryetari i ri i kesaj force politike Ardit Çylybyli i eshte drejtuar me nje mesazh anetaresise.

Statusi i plote:

Të nderuar anëtar të Partisë Demokratike,
Miq të familjes tonë të madhe politike✌🏻

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë për ju demokratet e Shkodrës që u bëtë pjesë e procesit zgjedhor të së dielës, dhe që me votën tuaj më besuat detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Ky besim është nder dhe privilegj, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe për të cilën jam i vetëdijshëm.

Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, anëtarët, simpatizantët dhe çdo aktivist që kontribuoi në këtë proces me seriozitet, përkushtim dhe besim te vlerat tona politike. Angazhimi juaj dëshmoj edhe njëherë tjetër se Partia Demokratike në Shkodër mbetet një forcë politike e vlerave, me rrënjë të thella dhe me mision të qartë për të ardhmen.

Një falënderim të veçantë dua t’u shpreh deputetëve dhe drejtuesve të partisë për kontributin që dhanë gjatë këtij procesi. Prania dhe mbështetja e tyre dëshmon se Partia Demokratike di të zhvillojë gara demokratike, të respektojë rregullat dhe mbi të gjitha të dalë më e bashkuar nga çdo proces.

Po ashtu falënderoj mikun tim, Gentian Ibro, që ne këtë garë ishim rival, por tashmë kemi një mision të përbashkët në forcimin dhe rritjen e forcës tonë politike. Demokracia brenda partisë forcohet pikërisht nga konkurrenca e ideve dhe respekti për njëri-tjetrin. Kjo fitore është një mandat politik për të bashkuar demokratët, për të forcuar Partinë Demokratike në Shkodër dhe për ta bërë atë zërin e fortë të qytetarëve tanë.

Shkodra ka qenë gjithmonë bastioni i lirisë, i vlerave demokratike dhe i rezistencës ndaj pushteteve që nuk respektojnë qytetarin. Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë rol edhe më të fortë sot. Tashme per të gjithë ne fillon një fazë e re: më shumë bashkim, më shumë organizim dhe më shumë betejë politike për qytetarët e Shkodrës.

Partia Demokratike duhet dhe do të jetë alternativa e vërtetë që rikthen shpresën, zhvillimin dhe dinjitetin e këtij qyteti. Faleminderit çdo demokrati për besimin. Fitorja jonë më e madhe është ajo që do të vijë për Shkodrën dhe për Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks