Mbarimi i festave duket se po shkakton trafik në disa akse të vendit.

Kështu pasditen e sotme është krijuar trafik i rënduar në aksin rrugor Thumanë – Fushë Krujë.

Qindra makina janë gjendur në trafik dhe lëvizja e mjeteve bëhet me shumë ngadalësi.

Mjetet nga mbikalimi i Laçit kanë mbi një ore që ecin me ngadalë dhe kanë avancuar pak kilometra.

Bllokimin e shton edhe fakti që disa shoferë kanë bllokuar, sikurse tregojnë pamjet filmike edhe korsinë e emergjencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu