Pas 19 vitesh, Shqipëria ka një plan kombëtar për emergjencat civile. Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka nxjerrë për konsultim publik me ekspertë planin kombëtar për emergjencat civile.
Në të janë përfshirë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si përmbytje, zjarret, tërmetet, por edhe pandemitë si dhe përgjigja e institucioneve qendrore dhe vendore në raste të tilla, ku një rol kyç ka Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Sipas këtij plani të gjitha bashkitë do të kenë në dispozicion për përballimin e emergjencave 4 % të buxhetit vjetor të ministrive përgjegjëse.
“Bashkitë, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe kryerjen e detyrave në zbatim të këtij ligji, mbështeten në parashikimin minimal prej 4 % të totalit të buxhetit vjetor të tyre, të cilat sigurohen nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit”.
Bashkitë mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare apo huamarrja vendore, donacionet.
Katër do të jenë qendra e mbrojtjes civile, që do të funksionojë në bazë të rajoneve me qendër Shkodër, Durrës, Fier dhe Korçë.
Ndërkohë që parashikohet që qeveria në rast të fatkeqësive natyrore mund të shpallje deri në 30 ditë gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare apo rajonale.
Tv Klan






