Ballina Sport Partizani në krizë totale, Vllaznia nuk fal “demat e kuq” dhe ngjitet...

Partizani në krizë totale, Vllaznia nuk fal “demat e kuq” dhe ngjitet në renditje

Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të të Superiores. Shkodranët dominuan plotësisht ndeshjen ndërsa golat erdhen në fraksionin e dytë me autor (Gruda 51’, Bajrami 92’).

Në përfundimin e takimit, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat.

“Pikë së pari duhet të uroj dhe ekipin për një përformacë shumë të mirë sot. Kishim një objektiv sot, jam mjaft i lumtur. Nuk mundesh të parandalosh çdo gjë, Jukaj na nderoi me një rast. Bëmë një punë të mirë dhe e merituam. Arritëm të dallojmë mirë rrugëdaljen tonë, e dinim që Partizani do luante me 3 ose me 5 në anën difensive.

E dimë që kemi kualitet në krosime dhe përfundim aksionesh dhe mund të jetë një opsion për të ardhmen. Ne jemi mjaft mirë në kundërsulm dhe ekipet e kanë të vështirë të luajnë kundër nesh. Iin dy ose tre situata që mundeshim të bënim më mirë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks