Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin e zgjedhjeve të datës 11 maj 2025.

Konkretisht, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i shtohet një fond prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh në buxhetin e miratuar për vitin 2025, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, që do të mbahen më 11 maj 2025.

Ky fond do të ndahet si vijon:
– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;
– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Efekti financiar i përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi do të përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, i miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu