Shqipëria me asistencën e BERZH dhe BE-së po planifikon ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane, seksioni Muriqan – Lezhë, me gjatësi 40.4 km. Pas përfundimit të projektit paraprak, banorëve të bashkisë Shkodër ju prezantuan gjetjet dhe konkluzionet që kanë të bëjnë me aspektet mjedisore dhe sociale. Ky investim konsiderohet ndër më të rëndësishmit dhe me impakt në territor, pasi lidh vendin tonë me Europën në rrugë tokësore, sipas parametrave ndërkombëtare.

(Ky dokument është në përputhje me standartet ndërkombëtare. Kemi saktësuar fushën e ndikimit në mjedis, ku janë studiuar niveli i zhurmave, cilësia e ajrit, ujërat dhe biodiveristeti. Përvec kërkesave të BERZH kemi vepruar edhe sipas akteve ligjore të vendit tuaj.)

Pikëpyetjet më të mëdha banorëve që ju preken pronat nga ky investim i kanë tek dëmshpërblimet, mungesa e certifikatave të pronësisë, zgjidhja e hyrjes së qytetit dhe rrugët hyrëse – dalëse.

Për zgjidhjen e një pjese të tyre, në lojë duhet të hyjë vetë bashkia Shkodër që të hartojë plane dhe studime konkrete.

Një nga zgjidhjet kryesore që i është dhënë projektit është fenomeni i përmbytjeve që prej këto territore, ndërsa për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet një urë prej 480 metra mbi lumin Buna, që është një prej veprave të artit të këtij investimi. Publikimi për projektin parashikon dy gjurmë sa i takon asaj ku mund të kalojë rruga Muriqan-lezhë. Njëra është totalisht e re ndërsa tjetra kalon në segmente të tjera ekzistuese dhe ka më pak impakt në zonat e mbrojtura ku kalon. Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka ofruar kredi me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro teksa një pjesë tjetër do të kërkohet si grant. Afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu