Lavazh, mure rrethuese, motorra uji … Keto jane imazhet e hyrjes se shkolles 9-vjecare “Ali Laçej” qe prej vitesh jane refren i perditshem per nxenesit e mesuesit, ndersa ata hyjne ne shkolle nga dera anesore. Paradoksalisht hyrja e shkolles eshte zaptuar dhe perballe kesaj situate ka reaguar bashkia Shkoder duke vendosur ultimatum, qe deri te henen ajo te lirohet.
Postimi i plotë i Benet Beci:
Është e papranueshme që nxënësit e shkollës “Ali Laçej” të detyrohen prej vitesh të hyjnë nga dera anësore, sepse hyrja kryesore e shkollës është uzurpuar.
Gjatë vizitës në këtë shkollë, paralajmërova qartë se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës. Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.
Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton