Ballina Aktualitet Paralajmërim për rrezik në bregdetin e Velipojës. Autoritetet thirrje pushuesve të bëjnë...

Paralajmërim për rrezik në bregdetin e Velipojës. Autoritetet thirrje pushuesve të bëjnë kujdes!

Autoritetet njoftojnë për kushte të pafavorshme detare me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme në bregdetin e Velipojës. Pushuesit këshillohen të respektojnë udhëzimet e vrojtuesve dhe sinjalistikën paralajmëruese, ndërsa bizneset e zonës duhet të marrin masa për sigurinë e pajisjeve dhe vizitorëve.

🚨 PARALAJMËRIM PËR KUSHTE DETARE TË PAFAVORSHME 🚨

🔊 Kujdes për të gjithë pushuesit dhe turistët në bregdetin e Velipojës dhe më gjerë!

🌊 Gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim, pritet që deti të jetë me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme. Për këtë arsye, Prefekti i Qarkut Shkodër dhe strukturat e përgjegjëse, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

🛟 Çfarë duhet të dini:

🔹 Respektoni gjithmonë udhëzimet e vrojtuesve të plazhit.
🔹 Mos hyni në det kur dallgët janë të larta apo flamuri i kuq është ngritur.
🔹 Zgjidhni gjithmonë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve.

📍 Për operatorët turistikë dhe bizneset e bregdetit:

💨 Nga dita e sotme, priten erëra të forta dhe mot i paqëndrueshëm, të cilat mund të shkaktojnë:
• Zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve,
• Dëmtime të pajisjeve në plazh,
• Rrezik për sigurinë e pushuesve.

⚠️ Ju kërkohet të merrni masat përkatëse për të shmangur çdo rrezik të mundshëm!

📢 Për të gjithë vrojtuesit e plazhit:

🚩
🔸 Vendosni sinjalistikën paralajmëruese në mënyrë të dukshme.
🔸 Ngrini flamurin e kuq në rast rreziku të lartë.
🔸 Informoni pushuesit për rrezikun që paraqesin dallgët dhe rrymat detare.

🙏 Bashkë mund të parandalojmë rrezikun dhe të sigurojmë një sezon turistik të sigurt për të gjithë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks