Kukësi dhe Vllaznia u ndanë në paqe në përballjen e javës së 29-të të Superiores. Në “Kukës Arena” verilindorët morën pikën e parë në këtë sezon ndaj shkodranëve, në një ndeshje ku ekipet u kujdesën më shumë për të mos e humbur ndeshjen sesa për ta fituar.

Pjesa e parë pati pak raste për shënim, me Latifin që kërcënoi vendasit, por Tafas ndali goditjen. Në anën tjetër Gjelbrim Taipi dhe Rashiti u përgjigjën me goditjet nga distanca, por tentativat e tyre u ndalën nga Zogovic. 

Numri një i stolit të Vllaznisë, Goce Sedlkoski ka dhënë opinionin e tij për barazimin 0-0 me Kukësin.

“Ishte ndeshje shumë e fortë. E dinim që do të ishin shumë agresivë në fushën e tyre. Kemi pasur edhe dy mungesa nga të dy krahët. Rezultati është real. Kishim edhe ne situata, por kishte edhe Kukësi. Kur bëj analizën dhe shoh që kemi 4 pikë në 2 ndeshje që jam këtu. Duhet të korigjojmë gabimet tona që kemi bërë. E dijmë që për 1 javë do të vijë Tirana që është e para në klasifikim. Të jemi të përqëndruar dhe ta kemi vëmendjen në ndeshjen e radhës. Po prapë jam i lumtur me ekipin, me çunat sepse dhanë gjithçka.

Egnatia – Tirana? Për ne nuk ka rëndësi. Ne shohim punën tonë. Normalisht që nuk është e lehtë sepse dhe periudha është e vogël. Duhet kohë. Liga është e fortë. Çdo ekip mund të marrë pikë. Mendoj se do të jetë interesante deri në fund. Edhe këtu çfarë janë skuadrat të gjitha, janë për Europën.

Vllaznia? Nuk ka qenë shumë e lehtë. Kemi gabuar shumë. E kam parë Kukësin edhe me Tiranën, kanë pasur shumë shanse. Normalisht nuk duhet të presim që çdo ndeshje të jetë njësoj. Ndryshon ndeshja nga ndeshje.

Çfarë i mungon Vllaznisë? Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kemi marrë 4 pikë. Gjithë flasin që jemi më të mirët, por shoh edhe ekipe të tjera, është liga e tillë që Partizani humbi. Te Vllaznia për mua janë lojtarët më të mirë. Nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi.

Alivoda? Kam parë për variant tjetër. Çdo trajner ka idetë e veta. Në këtë pozicion është Boshnjaku, por edhe Jonuzi ndonjëherë. Unë e di që është lojtar i mirë, por sot kam menduar një variant tjetër”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu