Papa Françesku ka miratuar sot shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.

Lajmin e dha Kisha Katolike Shqiptare e cila bën të ditur se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve,  Papa Françesku autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallte Dekretet në lidhje me:

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri);

– martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër (Shqipëri).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu