“Work and study”, ditët e informimit të maturantëve mbërritën në Shkodër! Institucionet e arsimit të lartë prezantuan përpara të rinjve shkodran ofertën e tyre të studimeve, risitë dhe avantazhet që paraqesin si në raport me formimin akademik, ashtu edhe tregun e punës. Janë 1600 maturantë të ftuar për të vizituar këto stenda dhe për ta bashkëbiseduar me pedagog dhe drejtues të universiteteve.

Risi në këtë prezantim ishte akademia e sigurisë në policinë e shtetit, atje ku interesi i të rinjve për të qënë pjesë e kësaj strukture vitet e fundit është rritur.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe ai Bujqësor i Tiranës kanë ofertat e tyre për studentët dhe mundësitë për të studiuar në bachelor, mastër dhe doktoraturë janë disa.

Në dilemën mes studimeve në Shqipëri apo jashtë, këto dy maturante kanë këtë mesazh për bashkëmoshatarët e tyre, që të zgjedhin të kontribuojnë në vendlindje.

E veçanta e këtij prezantimi ishte edhe lidhja që një pjesë e universiteteve kanë krijuar me sektorin e biznesit, duke garantuar punësimin e të rinjve pas përmbylljes së ciklit të studimeve. Organizimi i panairit erdhi si bashkëpunim i universiteteve, zyrës së punës, asaj të arsimit dhe dhomës së tregtisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu