Studentë të fakultetit ekonomik të universitetit të Shkodrës organizuan një panair me disa punime të realizuara nga vetë ato. Këto punime që u nxorën në shitje erdhën në kuadër të aktivitetit “Do Great Things IV” që organizoi fakulteti ekonomik në universitetin “Luigj Gurakuqi” për të katërtin vit me radhë me studentët e tre viteve.

Pedagogia Alkida Hasaj u shpreh se fakti që studentët janë përfshirë duke realizuar vetë punimet i jep mundësi që të jenë të gatshëm për treg dhe ky panair është një mundësi e mirë për të shfaqur aftësitë e tyre.

Anfrila Guri, një student e vitit të dytë në degën administrim biznes në fakultetin ekonomik thotë se ka sjellë disa punime tradicionale të cilat sipasj saj kanë një treg të sigurtë në të ardhmen.

Ermela Mataj, studente vitit të parë ne degën e turizmit në fakultetin ekonomik tregon për pasionin e saj për çokollatat dhe shumë shpejt do të hapë edhe biznesin e saj me një shtysë nga universiteti.

Studentët në këtë panair tregtuan vajra, esenca, parfume, ëmbëlsira të ndryshme, punime dora etj ndërsa mbështetën biznese reale që operojnë në tregun e Shkodrës duke bashkëpunuar me to.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu