Panairi i Karrierës dhe i Punës i organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër, Agjencia e Punësimit dhe universiteti bëri bashkë rreth 40 biznese të cilët paraqitën ofertat e tyre për të rinjtë kryesisht që duan të punësohen. Kreu i qarkut Shkoder Edmond Ndou e cilësoi panairin si një mundësi të mirë për të lidhur të rinjtë me tregun e punës, duke i njohur me ofertat dhe risitë. Ai i ftoi ta ndertojne të ardhmen në Shqipëri.

Drejtorja Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit Rozafa Zmijani tha se aktualisht ofrohen 340 vende të lira pune.

Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj tha se ky panair shërben për të gjetur gjuhën e përbashkët mes bizneseve dhe studentëve.

Pjesëmarrës në panairin e karrierës dhe punës ishin biznese nga i gjithë qarku Shkodër duke krijuar kështu një kontakt më të afërt me të rinjtë e interesuar për punësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu