Fillip Dodaj, pronari i banesës ku u vendos tritol në Vaun e Dejës, ka folur për mediat pas ngjarjes.
Ai ka treguar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori I ngjarjes.
Intervista e Dodajt për mediat:
Dodaj: 10:10-10-15 se nuk isha në shtëpi unë. Shihet një person I maskuar dhe ka ikur në atë drejtim prapë, vetëm, në këmbë.
Ju a keni pasur ndonjë problem, ndonjë shqetësim?
Dodaj: Asnjë. Asnjëlloj problem me asnjë njeri.
Nuk ke dyshime?
Dodaj: Për asnjë njeri.
Cili është aktiviteti yt, me çfarë merresh?
Dodaj: Unë jam punëtor për një firmë.
Me kë jeton në shtëpi?
Dodaj: Babën dhe gruan.
Fëmijët?
Dodaj: Janë jashtë.
Lidhet me biznesin?
Dodaj: Jo, s’ka lidhje me biznesin.
Një sasi e vogël lëndë plasëse u hodh rrreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale.