Ballina Sport Palestra e re e peshëngritjes në Shkodër. Spahia: Ky sport do të...

Palestra e re e peshëngritjes në Shkodër. Spahia: Ky sport do të vijojë të na bëjë krenar

Eshtë inauguruar palestra e re e sportit të peshëngritjes “Asim Belinovi” pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Ajo do të jetë shtëpia e re e shtangës shkodrane, ku do të mund të stërviten peshëngritësit shkodranë. Të pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi, ishte vetë ish-peshëngritësi i njohur, Asim Belinova, teksa kjo palestër do të mbajë emrin e tij, por edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza etj. Spahia shkruan në rrjetin social: 

Peshëngritja shkodrane ka një palestër të re dhe moderne. 

Ju bashkova me kënaqësi inaugurimit të kësaj palestre që do të mbajë emrin e “Asim Belinovës”. 

Tashmë sportistët e rinj dhe profesionist do të mund të stërviten në kushte bashkëkohore, duke garantuar për të tjera suksese të ekipit Vllaznia. Ky sport elitar që ka nxjerr emra të spikatur në arenën kombëtare e ndërkombëtare kam bindjen se do të vazhdojë të na bëjë krenar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks