Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debatuar me kryeministrin Rama duke kaluar edhe në fyerje personale mes tyre.
Bardhi i ka përmendur emra oligarkët në sallë emra oligarkësh që kanë ndikuar tek deputetët për votimin e Dvoranit për në Kushtetuese.
Bardhi: Ndoshta e kanë bërë pa dijeni tende, edhe pse mendoj se je në dijeni, drejtuesit më të lartë të grupit tënd kanë kërkuar votë për Dvoranin, por kanë angazhuar mafiozë dhe oligarkë për të.
Më pas debati ka vazhduar pa mikrofon duke degraduar në një lumë akuzash mes Ramës dhe Bardhi, aq sa ka ndërhyrë edhe Garda.
Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj pas këtij debati mes Ramës dhe Bardhit ka përjashtuar deputetin demokrat nga seanca, por jo kryeministrin i cili po ashtu përdori një gjuhë të rëndë.
Mes të dyve nuk munguan as fyerjet, me Bardhin që e quajti Ramën “legen e mafioz”, ndërsa kryemisnitri e cilësoi demokratin “palaço cirku”.






