Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantuan ditën e sotme paketën e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha se paketa e re ligjore do të jetë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para. Për këtë paketë është punuar me intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh dhenjuristësh.

Edi Rama: Organizojmë këtë takim me përfaqësues nga institucionet dhe grupet e interesit lidhur me një thellim të reformës për mbrojtjen e territorit përmes një pakete të re ndërhyrjesh ligjore që do të jenë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para. Për këtë paketë të re ligjore, është punuar me shumë intensitet, nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur lidhje me Komisionin e Ligjeve. Është një punë që është zhvilluar pa ndalim gjatë muajve të verës. As kjo paketë nuk është e përkryer por është një tërësi masash që do na japin mundësi të kemi në dorë instrumenta të reja, për të mbrojtur territorin, duke filluar nga ofensiva që do zgjasë, aq sa të jetë e nevojshme, dhe duke vazhduar me aspekte të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu