Në takimin me deputetët e PS dhe drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se një grup deputetësh, mes të cilëve do të jetë dhe ai, do të punojnë për paketën e re të Reformës së Territorit.

Rama paralajmëroi se do të skualifikohet çdo proces legalizimi për ndërtime pas vitit 2020.

Në fjalën e tij, Kryeministri bëri të ditur se paketa e reformës së territorit do të zhvillohet përmes dy faza, gjithashtu ai paralajmëroi se do të ketë rishikim edhe të ligjit të ndërtimit.

Me tone të ashpra, Rama tha se do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me terirotrin dhe shkelin lejet e ndërtimit.

“Kush hyn në listën e zezë humb të drejtën pë rleje dhe të përfshihet në induysti pë rnjë periudhë kohe”, tha Rama.

Edi Rama: Një grup që ka në përbërje një grup anëtarësh dhe ku unë marr pjesë dhe po merret me paketën e re të reformës së territorit. Reforma do të ketë 2 faza, një fazë imediate kur qeveria do të ndërhyjë në kushtet e kësaj emergjence me një numër aktesh dhe një akt normativ dhe që besoj do të jetë paralelisht me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe për mbetjet, dhe do të ketë një fazë të dytë pak më pas ku do të rishikohen në mënyrë përmbajtësore të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me territorin duke filluar nga ligji për ndërtimin që është një ligj i vjetër dhe mbetet jashtë kohe. Jemi duke disktuar një sërë ndërhyrjesh të domosdoshme dhe me një impakt të nevojshëm dhe të shumëpritur nga njerëzit.

Së pari kemi diskutuar proces legalizimi që është një terminologji abuzimi e përdorur nga individë subjekte që për qëllim fitimi fillojnë me zaptime publike dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin dhe më pas i fut si individë në proces legalizimi.

Ndërkohë që procesi është mbyllur në 2020 që dmth asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk lejohet. Është lejuar për ti dhënë mundësi individëve që të bëjnë vetëdeklarimin në kushtet kur mund të mos e kenë bërë në afat, por jo të ndërtojnë pas 2020 dhe vetëdeklarojnë më pas.

Nuk jemi këtu për të ndërtuar shtëpitë por për të diskutuar gjithë këtë mashtrim të madh që për fat të keq janë mbyllur sytë në një pjesë të madhe të territorit dhe interesi publik do të prevalojë.

Nuk do të humbë asnjë minut për ti kërkuar Kadastrës të bëjë skualifikjimi .

Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me terirotrin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë humb të drejtën për leje dhe të përfshihet në induysti pë rnjë periudhë kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu