gjithë bashkitë në vend janë angazhuar për të përcaktuar zonat malore që do të zhvillohen për investime. Si pjesë e Paketës së Maleve, ligji i miratuar në parlament dy muaj më parë, i ka hapur rrugën njësive vendore të përcaktojnë ku do të fokusone investimet.
“Ligji për paketën e maleve u miratua nga parlamenit në prill. Aktualisht të gjitha bashkitë kanë nisur punën për përgatitjen e hartave të zonave me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore. Më pas këto bashki do t’i kërkojnë Këshillit të Ministrave miratimin e tyre. Pasi të dalë VKM çdo individ i lind e drejta të aplikojnë pranë bashkisë ku ata banojnë apo kanë pronën”, tha Enkelejd Musabelliu, zv/ministër i Ekonomisë.
Nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turstike edhe më të larmishme. Një pjesë e investimeve do të kenë formën agroturistike, një formë investimi që ka gjetur zbatim në vitet e fundit gjerësisht në vendin tonë.
“Nga kjo paketë ne presim që oferta turstike e Shqipërisë të bëhet më e shumëllojshme dhe turistët të qëndrojnë më gjatë në vendin tonë. Me infrastruktutën që po ndërtohet kemi mundësi të ndërtojmë edhe itenerare që turistët të zgjasin qëndrimet e tyre. E gjithë kjo do ndikojë në ekonominë lokale të këtyre zonave”, tha Musabelliu.
Por ngërçi i kësaj paketë është prona ku do të zhvillohet invstimi.
“Do të jenë të gjithë ata persona si posedues faktik të pronave qoftë me dokumenta të regjistruara qoftë kjo dhe me mënyra të tjera idetifikimi siç janë dëshimitë e banorëve. Ne e dimë si janë ndarë tokat në zonat malore. Dhe ata që kanë dokumenta dhe ata që s’i kanë kanë mundësi ligjërimi me këtë paketë”, sqaroi Musabelliu.
Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma./vizionplus