Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli për “Paketën e Maleve””. Mazniku deklaroi se kjo paketë është aktive tashmë, falë edhe bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor. Ai tha se “Paketa e Maleve” do të zhvillojë zonat malore.

“Malet mbeten burime të mëdhaja të mjedisit, burim i nënpërdorur. Paketa krijon një sinergji mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor për zhvillimin turistik të gjithë maleve. Bashkitë të propozojnë zona për zhvillim malor dhe përfitojnë me ligj përparësi duke filluar nga lehtësira fiskale, zgjidhin probleme me pronësinë dhe thjeshtojnë lejet për këto zhvillime. Zgjidhin zoonimin, incentivat fiskale, lejet për këto zonat. Qytetarët, investitorët, diaspora të orientojnë qëndrimin drej maleve. Do i japi zhvillim maleve” tha Mazniku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu