Pas përmbylljes së fazës trajnuese, punonjësve të repartit të shërbimit zjarrfikës Shkodër dhe atyre të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, ju janë dorëzuar pajisjet speciale që janë mundëuar nga projekti “Katastrofat nuk njohin kufi”, i financuar nga BE për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kostume mbrojtëse në raste të ndërhyrjeve në zjarre apo përmbytje, radio komunikimi dhe elemente të tjera të nevojshme, jo dhuruan dy reparteve në fjalë nga prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, si institucioni i cili zbaton këtë projekt ndërkufitar raporton newspower.al.

Drejtuesit e shërbimit zjarrfikës në Shkodër e cilësojnë të domosdoshme përmirësimin e logjistikës. Viti që lamë pas i përballi me një sërë rastesh, ku më shqetësueset mbeten ato të zjarreve, që në masë janë pa autor.

Shkodra në vitin 2025 ben me dije newspower.al do të jetë mikpritëse e një stërvitje ndërkombëtare për përballimin e emergjencës civile të përmbytjeve, ku paralelisht do të blihen edhe pajisje të specializuara për këto raste, që do t’i mbeten emergjencave.

Edhe në repartin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, ku përfshihet edhe policia Alpine, këto mjete do të jenë efikase në operacionet që zhvillohen si brenda dhe jashtë vendit.

Një lajm i mirë për repartin e FNSH SHkodër sipas newspower.al është edhe nisja e punës në 2025-en, për investimin e transformimit të këtij mjedisi.

Hamdi Shullani, komandant i FNSH Shkodër 

Shërbimi Zjarrfikës dhe FNSH Shkodër janë dy reparte që ndër vite kanë përballuar me sukses operacione të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, qoftë në përmbytje, tërmete, aksidente, raste zjarresh dhe emergjenca të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu