Qytetarët shqiptarë tashmë mund të kryejnë pagesën e taksave të mjeteve të tyre në mënyrë tërësisht elektronike përmes portalit e-Albania. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se kjo është një tjetër lehtësi në kuadër të modernizimit të shërbimeve publike.
“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ky shërbim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të reduktuar burokracitë, shmangur radhët dhe për të përmirësuar përvojën e qytetarëve me administratën publike.
Për të përdorur shërbimin, qytetarët duhet të identifikoheni në platformën e-Albania me kredencialet tuaja dhe të ndiqni hapat për pagesën e taksave për mjetin tuaj.