Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit simbol të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovës, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri iu adresua një prej paneleve të Konferencës, të titulluar “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës dhe më tej, mes të cilëve ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema. Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën Vincenzo Paglia dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier.“Udhëheqja e Rugovës gjatë asaj periudhe pati një aftësi shumë të rrallë për ta lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur të ish Jugosllavisë, në gjeopolitikën globale, duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë dhe duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të rivalëve dhe të armiqve, si dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri natyrore të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtarë”, u shpreh mes të tjerash kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu