Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur datën 15 prill 2025 për zhvillimin e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, sipas një njoftimi nga Zyra e Presidentes.

Ky hap është në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe afatet ligjore të Presidentes, e cila është e detyruar të thërrasë mbledhjen brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare më 27 mars, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 48 deputetë, PDK-ja e dyta me 24, LDK-ja ka 20, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka fituar 8 ulëse.

Seanca konstituive është një hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Në këtë seancë, deputetët do të bëjnë betimin dhe do të propozohet kandidati për Kryetar të Kuvendit, që do të jetë nga partia fituese (LVV), ndërsa nënkryetarët do të propozohet nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë, përfshirë komunitetin serb. Seanca do të përfundojë me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, dhe sipas Rregullores, ndërprerjet gjatë seancës nuk mund të kalojnë 48 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu